Mirë se erdhet në Shoqatën Kulturore Sportive „VELESHTA“ në AUSTRI
Të Nderuara Veleshare, të Nderuar Veleshtarë
Mirë se erdhet në Shoqatën Kulturore Sportive „VELESHTA“ në AUSTRI, ju ftojmë të gjithëve ju Veleshtar të nderuar kudo që jetoni në Austri që të afrohemi rreth kësaj Shoqate dhe të japim kontributin tonë, xhdonjëri nga ne, në formën, mundësinë dhe mënyrën e duhur që të arrim qëllimin tonë të përbashkët.
Është i vetmi qëllim i Shoqatës por me siguri edhe i juaji të nderuar Veleshtar që në të ardhmen do t’i bashkangjiteni ktij projekti që ne Veleshtarët këtu në Austri të jëmi më të organizuar dhe më pranë njëri-tjetrit për t’i treguar vlerat tona qytetare përkrah të gjithë bashkombasve tanë dhe të gjithë popujve tjerë që jetojnë në Austri.
Do të jemi githmonë pranë atyre që do të kenë nevojë pë ndihmat dhe këshillat e Shoqatës, këtu në Austri por edhe në vendlindje, në Veleshtën tonë të dashur.
Besojmë fort në ju të nderuar Veleshtarë që do të na përkrahni dhe të bëheni pjesë e këtij organizimi dhe Veleshtës tuaj këtu në Austri.
Ju mirëpresim
Shoqata Kulturore Sportive „VELESHTA“ AUSTRI"

SHKS “VELESHTA”
- Detaje
- Categoria: Lajmerime Aktuale
Turneu i dytë i SHKS-së „Veleshta“ në Vjenë
Më 10 Qershor 2019, Shoqata Kulturore Sportive „Veleshta“ - Austri (SHKS-së „Veleshta“ - Austri), organizoi në Vjenë turneun tanimë të dytë në futboll të vogël.
Numri i madh i ekipeve të paraqitura sivjet ishte treguesi më i mirë i interesimit të Veleshtarëve për këtë eveniment sportiv, e këtë më së miri e vërtetoi edhe prania e mysafirëve të ardhur enkas nga vendlindja Veleshtë si dhe nga Zvicra e Gjermania.
Lojrat u zhvilluan në ambient të hapur në fushat e Anker-Arenës.
Për shkak të kohës së kufizuar në turneun e sivjetëm morën pjesë 16 ekipe dhe atë:
- „Eden – Diablo“
- „Vinca – Hausservice“
- „Melisa – Gärtnerei“
- „Rapid Veleshta“
- „Bojku“
- „KFZ Hani“
- „ZISH“
- „LAVARO – Bau“
- „NUR“
- „DRINI AVB“
- „WEST Elektrotechnik“
- „Pub by CHARLES“
- „MILI – Gärtnerei“
- „Pëllumbat e Veleshtës“
- „ALBAN Bau“
- „JIRANEK“
Garat filluan në grupe ku 16 ekipet e paraqitura ishin të ndara në 4 grupe. U luajt me sistem eleminimi në bazë të renditjes, me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Gjithësej u zhvilluan 32 ndeshje, përfshirë edhe ato katër të ҫerek-finales, dy gjysëm-finalet, takimin për vend të tretë dhe atë final për vendin e parë.
Në mesëpushimin e turneut u zhvillua një ndeshje simbolike mes fëmijëve të moshave më të vogla me ҫ‘rast „shpresat“ e reja treguan një entuziazëm të lartë ndaj futbollit. Fitues u shpallen të dy ekipet me lojtarë më të mirë Besijan Vlashi dhe Rami Hani.
Në gjysëmfinale për grupmoshat e të rriturve, luajten ekipet VINCA Hausservice dhe DRINI AVB, respektivisht MILI Gärtnerei dhe BOJKU. Fituesit „MILI“ dhe „DRINI“ u ballafaquan në finale, ndeshje të cilën e fitoi ekipi „MILI Gärtnerei“, me cka u shpall edhe fitues i këtij Turneu. Ndeshja për vendin e tretë u fitua nga ekipi „BOJKU“.
Mbas takimit final u shënua edhe mbyllja e këtij turneu me ndarjen e trofeve, të cilat ju dhanë ekipeve fituese përkatëse. Golashënuesi më i mirë u shpall sulmuesi Sali Vinca, kurse Lebit Bekteshi portieri më i mirë i Turneut 2019.
Por kjo ishte vetëm formalitet, se fitues në këtë manifestim ishin të gjithë dhe atë si ekipet pjesëmarrëse poashtu edhe të gjithë të pranishmit, të cilët shfrytëzuan këtë ditë „pikniku“ të ngrohtë verore për argëtim dhe ҫmallje „veleshtare“.
E pikërisht ky ishte edhe synimi i Shoqatës: grumbullimi sa më i madh i të gjithë veleshtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Austri e kudo qoftë, sidomos fëmijëve, rinisë, me qëllim njohje dhe afrimi me njëri-tjetrin.
Falemiderim për punën e palodhshme organizatorëve dhe të gjithë atyre që në forma të ndryshme kontibuan në realizimin e ketij manifestimi. Dhe në fund falemiderim për të gjithë të pranishmit që në numër të konsiderueshëm i shtuan bukurinë gjithë këtij spektakli.
Urojmë të keni mbetur të kënaqur dhe mirupafshim në takimet e ardhshme!
Qershor, 2019 Kryesia, SHKS „Veleshta“ Vjenë




